75 Mall Live Search
14:27 / E Diele, 14 Korrik 2024 / Gj. Sh

Munchen-i frymon shqip, turnir madhështor në futboll nga FC Kosova

Fc Kosova Munchen ka organizuar një turnir në futboll të vogël ku morën pjesë 16 ekipe.

Krahas ndeshjeve futbollistike iu nda mirënjohje ish-kryetarëve të këtij klubi.

Medaljet u ndanë nga Ilir Sinani dhe Fehmi Hoti.

“Remzi Ruhani, Sejdi Rama, Sylë Berisha, Ambros Gega, Shaqir Zeqiri, Arben Kelmendi, Lulzim Maliqi dhe trajner 17 vjeçar Muhamet Vokrri”, u dekoruan me mirënjohje.

Në fjalën e tij, kryetari Ilir Sinani falënderoi për mbështetjen që i kanë dhënë klubit dhe vazhdojnë ta bëjnë ende.

Poashtu u organizua edhe një program i shkurtër artistik.

Sot është paraparë të mbahet edhe finalja e këtij turneu.