10:59 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mund të bartni tani kontaktet e Instagram në Messenger

Facebook dhe Instagram ka nisur testimin e një funksioni me të cilin mund të sillni lehtësisht kontaktet tuaja të Instagram në aplikacionin Messenger.

Eksperienca, e cila nis me aprovimin nga ana e përdoruesit, është përpjekja më e fundit e një seri integrimesh mes Facebook dhe Instagram.

Në Messenger tashmë mund të shtoni kontaktet e Instagram duke vizituar seksionin “People” dhe klikuar opsionin e ri “Connect to Instagram”.

Kjo procedurë kryhet edhe kur qaseni për herë të parë në Messenger. Vetëm ata që ndiqni dhe ju ndjekin mund të shtohen në Messenger në mënyrë që të shmanget spam-i.