“Mund të kishim bërë më mirë”, Hansi Flick pas humbjes ndaj Las Palmas

Skuadra e Barcelonës ka pësuar humbje ndaj Las Palmas në shtëpi me rezultatin 1:2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në La Liga.
Trajneri gjerman, Hansi Flick foli pas ndeshjes dhe tha se skuadra e tij mund të bënte më mirë.
“Sot mendoj se mund të kishim bërë më mirë si ekip”, u shpreh trajneri gjerman
Barça nuk ka fituar në tri ndeshjet e fundit në La Liga, por ende mban kreun në tabelë me 34 pikë, katër më shumë se Real Madridi (30) që ka dy ndeshje më pak./Indeksonline/