Mund të quhet edhe festa e shqiptarëve: Sot, Dita Ndërkombëtare e Kafesë
E gjithë bota sot feston Ditën Ndërkombëtare të Kafesë. Duket si shaka, por jo nuk është e tillë.
Festimi i kësaj dite nisi në vitin 2015 në Milano dhe tashmë çdo 1 tetor në vende të ndryshme bote organizohena ktivitete të ndryshme, lidhur me kafenë, raporton Albeu.com.
Në mjaft panaire dhe festivale ofrohen cilësi të ndryshme kafeje të shoqëruara me shije të ndryshme për shkak të përberësve që i hidhen.
E duke ditur se shqiptarët pjesën më të madhe të kohës së lirë e kalojnë në kafe, mund të thuhet se duhet marrë në konsideratë fakti që edhe këtu të organizohen aktivitete në nder ta kafesë, si pije kombëtare jona mbi të cilën qajmë hallet, bëjmë thashetheme, por edhe flasim për biznes e firmosim kontrata.