75 Mall Live Search
16:08 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / AR

Mund të ribashkohen Kim dhe Kanye? Çfarë po ndodh mes dyshes së famshme

Ka më shumë se një vit që dyshja e famshme e showbizit ndërkombëtar, Kim Kardashian & Kanye West i kanë dhënë fund martesës.

Edhe pse ende nuk kanë nënshkruar divorcin, kjo për arsye se Kanye nuk po e pranon ndarjen nga Kim, duket se mes tyre ka një ‘shpresë’ për ribashkim, shkruan Indeksonline.

Një kohë dyshja hoqën njëri-tjetrin nga ‘follow-at’ në Instagram, ndërsa me një hulutim të vogël në llogaritë e tyre shihet se dyshja kanë rifilluar të ndjeken sërish.

Gjithashtu, Kim edhe pas vendimit për ndarje, në llogarinë zyrtare në Instagram nuk ka hequr mbiemrin ‘West’, duke lenë hapësirë për të menduar se mes tyre mund të ndodh ribashkimi i shumëpritur./Indeksonline/