75 Mall Live Search
08:33 / E Enjte, 16 Janar 2025 / G T

“Mund të shënonim 10 gola”, Declan Rice pas ndeshjes ndaj Tottenhamit: Mund të bënim më mirë!

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore të madhe mbrëmë në derbin londinez ndaj Tottenham Hotspur me shifrat 2:1, në javën e 21-të në Premier League.

Mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Declan Rice u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e bashkëlojtarëve të tij, shkruan Indeksonline

Rice tha se nuk ishte i kënaqur me rezultatin, pasi mendoi se skuadra e tij mund të shënonte 10 gola.

“Ishim të pafat që nuk shënuam së paku 10 gola sonte.

“Ne mund të shënonim edhe 5 apo 6 gola tjerë, kjo është zhgënjyese sonte”, u shpreh Declan Rice

Me këtë fitore, Arsenali shkoi në kuotën e 43 pikëve në pozitën e 2-të, duke iu afruar Liverpoolit në katër pikë./Indeksonline/