Mund të shënonte gol, por Reijnders vendosi të bënte “show” – ky është rasti i humbur mbrëmë

Skuadra e Milanit u mposht në “BayArena” ndaj Leverkusenit me rezultatin minimal 1:0 në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.
“Kuqezinjtë” mund të shënonin golin e barazimit në minutën e 56’të, por mesfushori Tijjani Reijnders bëri një gabim në zonën e 16-metërshit, shkruan Indeksonline
Në vend se holandezi të bënte goditje drejt portës kundërshtare, ai vendosi të bënte “shoë” në zonë dhe kështu humbi një shans të artë.
Ky moment irritoi fansat e Milanit, të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale.
Por, Reijnders ishte një nga lojtarët më të mirë mbrëmë ndaj kampionit të Bundesligas.
Pamje nga rasti i mbrëmshëm:
reijnders should’ve done soo much better here pic.twitter.com/xB8NfR0C9q
— Inside Milan (@_InsideMilan) October 1, 2024