75 Mall Live Search
10:00 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

Mund të shpërthej numri i të infektuarve në Ferizaj? – Ja çfarë paralajmëron asamblisti Rexhepi

Asamblisti në Komunën e Ferizajt, Amir Rexhepi ka komentuar lajmin rreth infektimit të 18 banorëve të qytetit të tij.

Sipas tij, tani mund të jetë shumë e rrezikshme që të shpërthej më shumë numri i të infektuarve, pasi 18 personat kishin kontakte të shumta me njerëz, transmeton Indeksonline

“Na morën mësysh! Përderisa mburreshim se ishim i vetmi qytet në Kosovë, që nuk kishin asnjë të prekur me COVID-19, mbrëmë morëm lajmin se në Ferizaj kanë rezultuar pozitiv gjithsej 18 persona, në bazë të përhapjes nëpër fshatra, numri shumë shpejt do të rritet, sepse të gjithë këta persona të prekur kanë pasur kontakte me familjet e tyre”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline.

Rexhepi ka thënë se tani është rreziku më i madh. “Mendoj se Ministria e Shëndetësisë duhet të bëjë testet tek këto familje. Dhe krejt në fund, a thua kush na mori mësysh! RriNshpi”, ka deklaruar ai.