75 Mall Live Search
09:30 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / H F

Mundësi dhe kushte më të mira për të burgosurit, tender mijëra eurosh për furrë buke në Dubravë (Dokument)

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ditë më parë ka lëshuar kërkesën e radhës për furnizim.

Këtë herë SHKK-ja, për qendrën korrektuese në Dubravë ka kërkuar furnizimin me një furrë buke dhe pjesë përcjellëse.

Vlera e parashikuar e kontratës, për këtë tender është 85 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

“Operatori ekonomik në çmim duhet te llogarisë edhe mirëmbajtjen për 2 vjet. Pas pranimit teknik operatori ekonomik duhet të ofrojë garanci nga ndonje bankë apo kompani e sigurimeve 10% e vlerës se kontratës për 24 muaj”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Aftati i fundit për pranimin e tenderëve është 13 tetori i këtij viti (2025).

Vendosja e një furre të re buke në burgun e Dubravës pritet të ndikojë jo vetëm në përmirësimin e kushteve të ushqimit për të burgosurit, por edhe në ofrimin e mundësive praktike për angazhim dhe rehabilitim të tyre.

Në disa qendra korrektuese, furrat e bukës shërbejnë gjithashtu si pjesë e programeve të punës apo trajnimeve profesionale për të burgosurit, duke u dhënë atyre mundësi të fitojnë aftësi të reja për jetën pas dënimit./IndeksOnline/