Mundësi e artë për Lingardin, klubi i madh brazilian interesohet për të
Jesse Lingardit i është ofruar një mundësi e artë.
Ai mbeti pa klub pas ndërprerjes së kontratës me FC Seoul vitin që lamë pas.
Por e ardhmja mund të vazhdojë në Brazil, me klubin e njohur Corinthians që është e interesuar për të, me bisedimet që janë në fazë të avancuar.
Te Corinthians, ai do të ketë mundësinë të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij te Manchester Unitedi, Memphis Depay.
Lingard, kishte bërë 60 paraqitje me Seoulin ku shënoi 16 gola dhe ishte njohur si “blerja më e madhe” në Kampionatin e Koresë së Jugut./IndeksOnline/

