Mundësi e artë për PSG-në ta mbyllë me 6 trofe, përballet ndaj Flamengos në “FIFA Intercontinental Cup”
Sonte do të luhet finalja e garës së “FIFA International Cup”.
Kampioni i Evropës, PSG-ja e cila është kualifikuar direkt në finale ku do të luajë ndaj kampionit të Amerikës Jugore, Flamengo.
PSG-ja, do të tentojë ta fitojë trofeun e 6-të dhe të fundit këtë vit, ku do të mund të rreshtohet përkrah klubeve si Barcelona dhe Bayern Munichu që kanë arritur këtë.
Kujtojmë se finalja PSG-Flamengo, zhvillohet sonte në stadiumin “Lusail” të Dohas, në orën 18:00./IndeksOnline/

