Mundësi e artë që Batatina të pendohet për Sokolin
Të mërkurën do të luhet ndeshja e xhiros së 24-të të Superligës në mes të Llapit dhe Ferizajit.
Trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli do të udhëtoj në Podujevë te ish-skuadra që ai e drejtoi, shkruan Indeksonline.
Kundërshtar i Sokolit do të jetë pikërisht njeriu që e shkarkoi nga detyra, Tahir Batatina.
Kjo do të jetë një mundësi për Sokolin që të kundërpërgjigjet me fitore atij shkarkimi që shumë është kritikuar dhe më pas qoi deri të largimi i kryesisë. /IndeksOnline/