21:56 / E Enjte, 18 Prill 2024 / FR

Mundësi e bursave: Deri në 30 bursa të plota për programet master në Universitetet e BE-së

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Qeveria e Kosovës njoftojnë hapjen e Raundit XIV të Aplikimeve në Young Cell Scheme (YCS) , programi i BE-së për bursa master për qytetarët e Kosovës, i cili aktualisht zbatohet nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut Greqi, dhe Instituti Kombëtar per Shërbime Publike, Francë. Aplikimet janë të hapura nga dita e shtune 6 prill 2024 deri të martën 30 prill 2024 në orën 17:00.

Aplikantët e suksesshëm do të kenë mundësinë të vijojne një program Master një ose dy-vjeçar në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është gjuha angleze, do të ofroj deri në 30 bursa të plota. Kjo thirrje është e hapur për publikun e gjerë si dhe për shërbyesit civil të cilët kanë diplomë në integrime evropiane, juridik, administratë publike, burime njerëzore, diplomaci dhe fusha të ngjashme akademike.

Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë dhe gratë inkurajohen fuqimisht të aplikojnë. Formularët e aplikimit, Rregullat e Procedurës dhe pako e plotë i e dokumenteve shoqëruese do t’u dërgohen me email të gjithë aplikantëve të interesuar pas regjistrimit në faqen e mëposhtme të internetit:

https://ycskosovo.org deri të martën, 30 prill 2024 në orën 17:00.

Rregullat e procedurës dhe linku për regjistrim janë në dispozicion online në faqen zyrtare të programit në https://ycskosovo.org .

Për më shumë informata, mund të shkruani edhe në info@ycskosovo.org