14:23 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Mundësi e mirë punësimi/ Grupi shqiptar ofron 100 vende pune për 2019 në Kosovë

Mundësi të ndryshme punësimi paraqiten në Kosovë nëpërmjet kompanive të Grupit shqiptar Balfin, i cili është një punëdhënës i fuqishëm në vendin tonë me kompani të mirënjohura si NewCo Ferronikeli, Neptun dhe Jumbo.

Me mbi 1.500 të punësuar aktualisht në këto kompani, kompanitë e Grupit ofrojnë rreth 100 vende të reja pune për vitin 2019 në qytete të ndryshme të Kosovës.

Ndaj të gjithë të rinjtë, por jo vetëm ata, që janë të intersuar që t’i japin vetes një punësim të qëndrueshëm për të ndërtuar të ardhmen e tyre si dhe mundësi serioze për zhvillimin e karrierës, tashmë kanë mundësi të shumta.

Gjithashtu, kompanitë e Grupit Balfin, njihen edhe për mundësinë që u ofrojnë studentëve për të kryer praktika pune në këto kompani, në mënyrë që ata të jenë të formuar dhe të gatshëm për tregun e punës.

Më poshtë janë mundësitë që ofrohen në kompani të suksesshme dhe lidere në sektorët përkatës në Kosovë si Jumbo, Neptun dhe Newco Ferronikeli.

Neptun Kosova

Në Neptunin e Kosovës, pozicionet më të kërkuara janë të tilla si: Menaxher Dyqani, Zëvendës Menaxher Dyqani, Arkëtare dhe Këshilltarë/e i/e Shitjes.

Këto pozicione kërkohen në të gjitha dyqanet e Neptun, por kryesisht në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj dhe Gjilan si dhe për njësitë e reja punuese që do të hapen deri në fund të vitit 2019 nga Neptun në: Gjakovë, Podujevë dhe Drenas.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes formatit online si dhe duke dërguar email në hr@neptun-ks.com . Gjithashtu ata mund të interesohen për pozicionet e lira duke vizituar Webfaqen www.neptun-ks.com tek seksioni Karriera, apo duke ndjekur mediat sociale të kompanisë. Sivjet, Neptun mori pjesë për herë të parë në Panairin e Punës të organizuar nga GIZ. Kompania do të ofrojë për vitin 2019 40 vende të reja pune.

Ajo nisi një vit më parë ofrimin e punës praktike për studentët në marrëveshje me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes Kolegjit Europian të Kosovës, ku iu mundësua 10 studentëve puna praktike 3 dhe 6 mujore dhe 8 prej tyre u punësuan dhe vazhdojnë punën në Neptun Kosova.

Neptun është duke krijuar mundësi bashkëpunimi edhe me Universitete dhe Kolegje të tjera në Kosovë.

Jumbo Kosova

Në Jumbo-n e Kosovës pozicionet më të kërkuara janë ato operacionale, pra kryesisht punonjësit në dyqane, duke përfshirë shitësit, arkëtarët dhe magazinerët. Kërkesa është kryesisht e fokusuar në Prishtine, sidomos në dyqanet në Fushë Kosovë dhe në qendrën tregtare Albi Mall.

Aplikimet për pozicionet e punes në Jumbo mund të realizohen në disa forma; përmes formularëve të aplikimit që gjënden në të gjitha dyqanet (hard copy), përmes aplikimit online ku shpallja bëhet në rrjetet sociale http://jumbo-ks.com/al/karriera, si dhe përmes aplikimit me CV nëpermjet e-mail-it zyrtar të kompanisë: hr@jumbo-ks.com .

Gjatë vitit 2019 Jumbo ka planifikuar të hapë 40 vende të reja pune, me rastin e çeljes së dyqani të ri në Pejë në shtator, për të cilin duhet të plotësohen të gjitha pozicionet, ato menaxheriale dhe operacionale.

Jumbo nga viti 2020 do t’u ofrojë mundësinë edhe studentëve që të kryejnë praktikat e tyre universitare pranë mjediseve të kompanisë.

Newco Ferronikeli

Përkundër normës së lartë të papunësisë në Kosovë, Newco Ferronikeli vazhdimisht ballafaqohet me vështirësi në aspekt të gjetjes së punonjësve me kualifikime të kërkuara, të cilat janë të nevojshme për procese të ndryshme të punës. Kërkesat më të mëdha në këtë kompani janë në sektorin e prodhimit dhe mirëmbajtjes, në profile teknike ku në kushte normale gjetja e këtyre  punonjësve do të ishte tek shkollimi dhe aftësimi profesional.

Megjithatë, gjithësecili që ka interes për tu punësuar te Newco Ferronikeli mund të kontaktojë përmes kanaleve të komunikimit si më poshtë:

·         Webfaqes www.ferronikeli.com  

·         në email adresën e burimeve njerezore hr@ferronikeli.com,

·         kerkësave për punesim që dorëzohen drejtpërdrejt tek zyrat e saj përmes postës

·         Rrjeteve sociale Facebook dhe Linkedin.

Aktualisht Newco Ferronikeli ka rreth 810 punonjës dhe duke qenë se është një kompani ku karriera e punonjësve është e qëndrueshme dhe afatgjatë, vendet e reja të punës që do të hapen do të kenë të bëjnë kryesisht me zëvendësimet e punonjësve të cilët arrijnë moshën e pensionimit me punonjës të rinj.

Ky numër mund te variojë në varësi të planifikimimit të burimeve njerëzore që do të jenë të nevojshme për të realizuar qëllimin dhe objektivin e biznesit.

Newco Ferronikeli i kushton mjaft vëmendje edhe praktikave të punës për studentët. Aktualisht kompania ka Memorandum Bashkëpunimi me Universitetin e Mitrovicës ‘’Isa Boletinin’’ – Fakulteti i Gjeoshkencave, për realizimin e praktikës varësisht nga nevojat e tyre.

Qëllimi është që përmes përvojës praktike të edukimit, të përkrahet ngritja e nivelit edukativ dhe profesional tek të rinjtë kosovarë, të përkrahet krijimi i një ambienti më të volitshëm ekonomik, si dhe të bëhet përgatitja e studentëve për tregun e punës. Newco Ferronikeli gjithashtu mirëpret edhe studentë nga Universitetete të tjera, duke ju ofruar mundesinë e praktikës gjatë vitit, në bazë të programit të tyre akademik. Ata mund të aplikojnë  nëpermjet zyrave të Karrierës në universitetet përkatëse ose duke dorëzuar  kerkesat drejtpërdrejt tek Newco.

Newco Ferronikeli, Neptun dhe Jumbo janë pjesë e Grupit Balfin, Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale si Rolling Hills, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në sektorin bankar me Tirana Bank, në industrinë e modës me Fashion Group Albania, në sektorin minerar me AlbChrome, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve SPAR.