75 Mall Live Search
12:48 / E Diele, 21 Dhjetor 2025 / b l

Mundësi të mëdha për reduktime në fundvit, Mulaj: Bravo Albin!

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj ka thënë se paralajmërimet e KOSTT-it për mundësinë e reduktimeve e shpjegojnë më së miri se çfarë menaxhimi i ka bërë kjo qeveri sektorit energjetik në Kosovë.

Mulaj në Facebook ka shkruar se disa komuna tashmë po përballen me reduktime, ndërsa të tjera me cilësi shumë të dobër të energjisë elektrike, madje edhe me tension deri në 130 volt.