75 Mall Live Search
08:41 / E Diele, 25 Qershor 2023 / Gj. Sh

Mundësia e fundit për Flick, zbulohen dy emra për të drejtuar Gjermaninë

Hansi Flick mund të shkarkohet nga drejtimi i Kombëtarës së Gjermanisë, pas rezultateve të dobëta.

Federata Gjermane e Futbollit ka nisur tashmë të mendoj seriozisht shkarkimin e Flick dhe ka gati dy emra për të zëvendësuar, shkruan IndeksOnline.

Sipas gazetës “Bild”, tekniku gjerman e ka edhe një mundësi të fundit, ai do ta drejtoj kombëtaren në dy ndeshje e ardhshme, kundër Japonisë më 9 shtator dhe Francës më 12 shtator, ku do të dëshmojë se është në gjendje të përgatisë një ekip konkurrues për Euro 2024.

Gazeta raporton se Federata Gjermane e Futbollit ka gjetur tashmë emrat për të zëvendësuar Hansi Flick.

Në garë janë Julian Nagelsmann, i cili u largua nga Bayern Munchen dhe Oliver Glasner, i cili në fund të sezonit u largua nga Eintracht Frnakfurt./IndeksOnline/