14:52 / E Shtunë, 16 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mundësit e fuqishëm e humbën betejën e tërheqjes së litarit, nga një …

Richocet, Fabian Aichner dhe Killian Dain e tërhiqnin litarin me sa fuqi kishin, teksa në anën tjetër atë e kishte kafshuar dhe nuk po e lëshonte një luan i ri në moshë.

Nofullat e këtij të fundit, dolën më të fuqishme se muskujt e mundësve profesionist, të cilët u dorëzuan.

Beteja e pazakontë që u filmua në një kopsht zoologjik të Teksasit të Shteteve të Bashkuara, është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke grumbulluar shumë reagime positive, percjell bs.

“Sa mundës nevojiten, për ta fituar betejën e tërheqjes së litarit, me një luan që sapo i ka mbushu gjashtë muaj, sigurisht se më shumë se gjashtë” është përshkruar rasti, që mund ta shihni më poshtë.