‘Mundo Deportivo’ – Atletico me interesim të shtuar për Hysajn

Mediumi i madh spanjoll, ‘Mundo Deportivo’ ka raportuar se Atletico Madridi është i interesuar për të firmosur me mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj.
Atletico po kërkon një mbrojtës të djathtë, ku me shumë gjasa gjatë afati kalimtar të verës do të ketë një ofertë për të, përcjellë IndeksOnline
Sipas mediumit, Hysaj nuk e ka ndermen të firmos renovimin e kontratës me klubin aktual dhe kjo do të jetë një mundësi e madhe për Atleticon.
Por, për mbrojtësin shqiptar interesim kanë edhe skuadrat si PSG e Juventusi.