75 Mall Live Search
12:55 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mundo Deportivo: Messi, do ta fitojë “Topin e artë”

Një lajm bombastik është duke qarkulluar në mediat spanjolle.

Bëhet fjalë për fituesin e “Topit të artë” të vitit 2019-të. Sipas “Mundo Deportivos”, ai do të jetë Lionel Mesi.

Gazeta katalanase që është shumë pranë klubit të Barcelonës, është e sigurt duke e bërë fakt të kryer këtë gjë, teksa shpjegon se ditën e hënë të dërguarit e France Footballit, kanë qenë të pranishëm në Barcelonë, për intervistën dhe fotot e rastit me fituesin.

Kujtojmë se ceremonia e “Topit të artë” do të mbahet më 2 dhjetor.

Në rast se kjo gjë konfirmohet zyrtarisht, atëherë “Pleshti”, do të fitojë për herë të 6-të në karrierë këtë trofe, duke kaluar Kristiano Ronaldon.