22:37 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Mundo Deportivo” tregon gjendjen momentale të Messit

Messi ka pësuar një lëndim në bërryl që e ka detyruar të lëshoj fushën në ndeshjën ndaj Sevillas.

Raportet e fundit nga gazetat spanjolle thonë se Messi me siguri do të mungoj ndaj Interit, në ndeshjën që zhvillohet pas dy ditë, ndërsa dyshime ka edhe për prezencën e tij në fundjavë ndaj Real Madridit.

Leo është ndihmuar nga Dr Daniel Florit, megjithatë dhimbja fillestare nuk është ulur pavarësisht nga fashimi i dorës, transmeton IndeksOnline.

Messi la menjëherë “Camp Nou-n” për të shkuar në qendrën spitalore “Ciutat Esportiva de Sant Joan Despí” për të kryer testet mjekësore. 

Shqetësimi është logjik. “Mundo Deportivo” shkruan se ka lëndim në ligamentin e brendshëm kolateral, por e rëndësishme është se nuk ka frakturë (thyerje).


Mungesa e mundshme e Leo Messi kundër Interit apo Real Madridit do të varet nga evolucioni i lëndimit të argjentinasit.