75 Mall Live Search
17:19 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mundo Deportivo: Neymar rikthehet te Barca, po ia paguajnë klauzolën

Barcelona thuhet se po planifikon të ri-nënshkruaj me Neymar nga PSG në verën e ardhshme.

“Mundo Deportivo” njofton se katalonasit do ta shfrytëzojnë një klauzolë e cila do t’i lejoj ata të paguajnë 44 milionë euro më pak se ata që e shitën atë.

PSG e bleu për një shumë rekord në vitin 2017, duke paguar në arkat e Barcës plot 222 milionë euro.

Dhe tashmë Barca mund ta blej atë për 178 milionë euro.

Që nga transferimi në Paris, Neymar ka shënuar 59 gola në 69 ndeshje ndërsa ka fituar dy tituj të Ligue 1, një Kupë të Francës, një kupë të Ligës dhe një Superkupë. /IndeksOnline/