75 Mall Live Search
22:07 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / S Z

Mungesa e barnave për kancer në QKUK, pacientët s’përballojnë dot trajtimin

Mungesa e barnave esenciale për trajtimin e kancerit në QKUK po vazhdon t’i vë në vështirësi të mëdha pacientët.

L. Xh nga Drenasi ka treguar se nëna e tij, e diagnostikuar me kancer në lukth dhe e shtrirë në Klinikën e Hematologjisë, po detyrohet t’i blejë vetë ilaçet e kimioterapisë.

Ai thotë se mjekët i kanë njoftuar se barnat Bendamustine dhe Obinotuzumab mungojnë në QKUK, duke ia lënë familjes barrën e sigurimit të tyre. Këto barna, sipas tij kushtojnë 534 euro në barnatoret ku ka kërkuar.

Por thotë se me kushtet që kanë dhe me pagën që merr, e ka të pamundur t’i blej këto barna për nënën e tij.

“Është mjerim çka po ndodh. Me rrogën që marr nuk kam mundësi t’ia siguroj këto barna. Mjekët në QKUK më thanë se s’kanë çfarë të bëjnë sepse barnat mungojnë dhe duhet t’i blejmë vet”, u shpreh ai./Indeksonline/