Mungesa e deputetëve, dështon mbledhja e Komisionit hetimor për tekstet shkollore

Gjatë ditës së sotme është paraparë që të mbahet mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore
Mirëpo kjo mbledhje ka dështuar që të mbajhet në mungesë të kuorumit.
Në rend dite për t’u invervistuar ishin dëshmitarët: Fadile Dyla, sekretare e përgjithshme e MASHTI-t; Avni Rexha dhe u.d. i drejtorit të Departamentit të Arsimit Parauniversitar; Genc Hamzaj.
Kryetari i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj ka deklaruar se në mungesë të kuorumit mbledhja dështon, edhe pse siç tha qe ka qenë i informuar se do të vijnë të gjithë anëtarët.
“Siç po e shihni kjo mbledhje e thirrur që të kemi një agjentë, përkundër agjendës e cila ka qenë e definuar para tre muajve, sot jemi ka kuorum. Për kundër faktit që kemi qenë të informuar që do të jemi në numrin e plotë të kuorumit. Kjo mbledhje nuk mund të vazhdojë për shkak se janë vetëm dy anëtarë. Në mungesë të kuorumit këtë mbledhje e shpalli të mbyllur”, ka thënë Dreshaj./Indeksonline/