75 Mall Live Search
13:14 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Mungesa e ligjit, lë shtatoret pa përkujdesje në Prishtinë

Me gjithë arkitekturë moderne, ndonëse Prishtina është një nga kryeqytetet më të reja në Evropë, shtatoret e vendosura dëshmojmë më së miri dhe flasin për një histori jo të largët, atë para dy dekadash.

Madje, pjesa më e bukur e kryeqendrës, ajo e fillimit të sheshit, mbanë emrin e një prej djemve më të etur për liri, atë të heroit Zahir Pajaziti.

E shkrirë në bronz, shtatorja e komandatit të UÇK-së, është e vendosur m’u në hyrje të sheshit, ku pos që i jep madhështi kësaj pjese, të ngjallë edhe një ndjenjë krenarie.

Por, fatkeqësisht, kjo vepër artistike, është lënë në mëshirë të fatit, e “faji” mbetet jetim, pasi që askush nuk merret me mirëmbajtjen e saj, njësoj si edhe të shtatoreve të tjera në kryeqytet.

Kjo pasi që, ndaj këtyre shtatoreve, s’është nën përkujdesjen e asnjë institucioni, për mungesë ligji.

Kështu ka thënë për IndeksOnline, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj.

“Unë dhe me Komision parlamentar që kam qenë me mbrojt raportin, para dy javësh, kam kërku që sa më parë të bëhet edhe Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës që do të përcaktoheshin disa nene që të përcaktohej gjithashtu se kush ka drejtë fillimisht të ndërtojë shtatore edhe kush duhet të japë përgjegjësi për to pastaj.

Edhe për projektet e tjera sa i përket figurave dhe ngjarjeve, por edhe për mirëmbajtje. Fatkeqësisht për momentin në mirëmbajtje, ato shtatore që kemi ndërtu, në rastin konkret shtatoren e “Zahir Pajazitit” s’e kemi ndërtu ne, por ato që kemi ndërtu ne i mirëmbajmë, por shtatoret e tjera që i ka ndërtu ose komuna ose shoqëria, apo ministria, ato s’e di a i mirëmbajnë dhe si vazhdon procedura. Janë dy mundësi për mirëmbajtjen e tyre, ose ai që e ka ndërtu, ose komuna që e ka në territor të saj. Në rastin konkret edhe unë e kam shpreh këtë shqetësim sepse më mirë mos të ekzistonin ato shtatore sesa siç janë.

Ne i kemi 12 shtatore që i kemi ndërtu dhe i mirëmbajmë”, tha ai.

Kështu, Komuna e Prishtinës vetëm “vullnetarisht” mund ta kryej këtë detyrë, por jo edhe me kompetenca, ndonësë 4 vite më parë, Shpend Ahmeti, kishte kërkuar që komptencat për mirëmbajtjen e shtatoreve t’i kalojnë komunës.

E, një reagim për mosmirëmbajtjen e shtatoreve e bëri edhe presidenti Hashim Thaçi. Gjatë homazheve të sotme që bëri, ai tha se MKRS-ja dhe Komuna e Prishtinës, duhet të merret me këtë, duke kritikuar këto institucione./Indeksonline