12:20 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / MSH

Mungesa e qelive, policët në Britani udhëzohen të bëjnë më pak arrestime

Policët në Britani të Madhe janë udhëzuar të konsiderojnë uljen e numrit të arrestimeve, për shkak të mungesës së hapësirave në burg.

Një letër e dërguar nga Këshilli Kombëtar i Shefave të Policisë qarkulloi javën e kaluar u kërkoi shefave të policisë të mendojnë në minimizimin e të ashtuquajturave “arrestime jo prioritare”, shkruan BBC.

Letra sugjeron gjithashtu ndalimin e operacioneve të planifikuara ku mund të ndodhin një numër i madh arrestimesh për të “lehtësuar presionin brenda sistemit të drejtësisë penale”.

Kjo vjen pasi çështjet gjyqësore po vonohen dhe disa të burgosur po lirohen para kohe për shkak të mbipopullimit në burgje.

Qeveria tha se ndikimi i pandemisë dhe grevës së avokatëve po ushtron presion mbi burgjet, por laburistët thanë se “keqmenaxhimi” konservator i sistemit të drejtësisë penale “nuk mund të vazhdojë”.

Letra gjithashtu informon shefat e policisë se qeveria po aktivizonte Operacionin Early Dawn – një masë emergjente ende në fuqi që lejon shtyrjen e çështjeve gjyqësore të disa të dyshuarve për shkak të mbipopullimit të burgjeve – në të gjitha rajonet angleze të nesërmen.