Mungesa e rrymës e shtynë ndeshjen për 27 minuta
Ndeshja e Ligës së Parë mes Trepçës dhe Istogut ishte parashikuar të nis në ora 13:00, por ajo ka filluar me 27 minuta vonesë.
Shkak për këtë është bërë mungesa e energjisë elektrike.
Zyrtarët nuk kanë mundur që të bëjnë gati protokollin me kohë.
Kujtojmë që stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë është i licencuar nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, por shihet që kushtet nuk janë ideale për punë. /Indeksonline/