23:18 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mungesa e vitaminës K, çfarë duhet të dini

Vitamina K kryen një sërë funksionesh, të cilat e bëjnë të domosdoshme për organizmin e njeriut.

Ajo nuk duhet të mungojë asnjëherë në ushqimet që konsumojmë, pasi ndikon direkt në mbrojtjen e kockave, koagulimin e gjakut dhe kalcifikimin e enëve të gjakut.

Mungesa e vitaminës K është më e rrallë te të rriturit, por shpesh paraqitet te fëmijët.

Vitamina K ndodhet në ushqime bimore, sikurse janë perimet e gjelbra dhe po ashtu prodhohet edhe në trup. Ajo vjen në dy forma vitamina K-1 dhe gjendet në bimë, sikurse spinaq dhe kale.

Forma e dytë njihet si vitamina K-2 dhe gjendet në trup. Të dyja këto vitamina K-1 dhe K-2 prodhojnë proteine që ndihmojnë qarkullimin e gjakut, duke mos lejuar koagulimin e tij.

Ka disa arsye pse fëmijët kanë mungesë të kësaj vitamine, si për shembull pirja e qumështit të gjirit që ka sasi të ulët të vitaminës K, mos transferimit të vitaminës K nga placenta e nënës te foshnja e saj dhe se të sapolindurit nuk mund të prodhojnë vitaminë K-2 në ditët e tyre të para të jetës.

Dietikët dhe ekspertët e të ushqyerit rekomandojnë që meshkujt e rritur duhet të konsumojnë të paktën 120 miligramë (mg) në ditë vitaminë K dhe gratë të konsumojnë 90 mg në ditë.

Ushqimet me sasi të larta në vitaminë K përfshijnë perime të gjelbra dhe produkte të qumështit të fermentuara.

Nëse një person është diagnostikuar me mangësi të vitaminës K, atyre u jepet një shtesë vitaminë K e quajtur phytonadione.

Doza e dhënë varet nga mosha dhe shëndeti i individit. Doza e zakonshme për të rriturit varion nga 1 deri në 25 mg.

Një mjek gjithashtu do të marrë në konsideratë nëse një person po merr antikoagulues, pasi këto mund të ndërveprojnë me vitaminën K.

Temat: