“Mungesa jote sa vjen e rritet”, Beqiri kujton Ibrahim Rugovën

Ismet Beqiri e ka kujtuar me fjalë të mëdha ish-presidentin Rugova.
Ish-kryetari i Prishtinës ka thënë se është nder e privilegj për të që dikur e kishte bashkëpunëtor Rugovën.
“16 vite pa Dr. Ibrahim Rugova.
Ishe dhe mbetesh lideri ynë politik e shteteror.
Sa më shumë vite po kalojnë mungesa jote sa vjen e rritet.
Privilegj dhe nder që isha bashkëpunëtor i tij.
I përjetshem kujtimi për Presidentin tonë.
Lavdi jetës dhe veprës së tij” shkruan Beqiri në postim./Indeksonline/