75 Mall Live Search
23:32 / E Martë, 02 Shtator 2025 / BA

Mungesa në media për dy ditë dhe aludimet për shëndetin e tij, përgjigjet Trump: Isha shumë aktiv gjatë fundjavës

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj spekulimeve që qarkulluan kohët e fundit për gjendjen e tij shëndetësore, pas disa ditësh pa mbajtur konferenca për shtyp.

Lideri amerikan tha se mungesa në publik për dy ditë radhazi solli dyshime dhe spekulime se ka ndodhur ndonjë gjë me liderin amerikan. Ai këto i quajti lajme të rreme dhe theksoi se nuk ka asnjë problem me shëndetin e tij.

“Nuk kam mbajtur konferencë për shtyp për dy ditë radhazi dhe ata thanë ‘diçka nuk është në rregull me të. Është lajmi i rremë”, tha 79-vjeçari.

Ai shtoi se vizitoi gjithashtu disa njerëz në klubin e golfit në Sterling, Virginia: “Isha shumë aktiv gjatë fundjavës”.

Reagimi i presidentit vjen në një moment kur mediat dhe ndjekësit e republikanit ishin të shqetësuar për mungesën e papritur në rrjetet sociale dhe ngjarjet publike.