Mungesë e barnave esenciale në QKUK – pacientët detyrohen t’i blejnë vet nga barnatorja private pranë spitalit

Një rast shqetësues ka nxjerrë në pah mungesën e barnave esenciale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku pacientët pas ndërhyrjeve kirurgjikale po detyrohen të blejnë vet barnat që duhet të ishin të siguruara nga institucioni.
Sipas një të afërme të një pacineti ka treguar për Indeksonline se i’u është dahsur të blejë ilaqin vetë pasi ka pas mungesë në QKUK.
Fjala është për Phenobarbital amp. 100mg/ml, një medikament që përdoret pas operimeve, dhe që aktualisht nuk gjendet në barnatoret spitalore.
Në recetën e lëshuar nga QKUK më 18 qershor 2025, janë përshkruar Phenobarbital dhe Ceftriaxon, por për shkak të mungesës së tyre, pacientja është detyruar t’i blejë ato në një barnatore private pranë QKUK-së – LEGO Sh.P.K.

Sipas faturës fiskale, vetëm dy ampula të Phenobarbitalit kushtojnë 29.60 euro, ndërsa dhjetë ampula të Ceftriaxonit 9.80 euro, duke e çuar shumën totale në 39.40 euro.
“Krejt Kosova e ka veç një barnatore që ja kanë leju, ajo po i shet me 29 euro për copë”, ka treguar në kushte anonime një i afërm i një psciente, që përveç kostos financiare, thekson edhe rrezikun që bartin pacientët për të siguruar barnat vet, në kohën më të ndjeshme të trajtimit të tyre.
Ndërsas për rastin nga QKUK-ja nuk kanë dhënë përgjigje./Indeksonline/