14:30 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mungesë e infermierëve me shkollim të lartë në spitalet rajonale

Kosova po vazhdon të ketë probleme në mjekësi, sidomos në spitalet rajonale.

Një nga problemet është edhe shkollimi i infermierëve. Spitalet rajonale në Kosovë po kanë mungesë të infermierëve me shkollim të lartë, shkruan Indeksonline.

Nga informata e nxjerra në “Open Data” për vitin 2018, në spitalet rajonale si Ferizaj, Gjakove, Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Prizren dhe Vushtrri janë vetëm 45 infermierë me shkollim të lart.

Tek spitalet rajonale është dominim i madh i infermierëve me shkollim të mesëm. Mbi 900 infermier punojnë në shtatë spitalet rajonale.

Statistikat e nxjerra janë nga repartet si: Kirurgjia, Ortopedia, Urologjia, ORL, Oftalmologjia, Gjikneologjia, Akusherik, Neonat.(Inkubat), Pediatria, Internistika, Infektivi, Neurologjia, Psikiatria, Krahërorit, Dermatovenerologjia, Sallat e Lindjes, Kujdesi Intenziv i Kirurgjisë dhe Njësia Koronare./Indeksonline/