Mungesë e madhe për Real Madridin, Valverde nuk do jetë i gatshëm kundër Betisit

Futbollisti nga Uruguai, Fede Valverde do të mungoj në ndeshjen e ardhshme për Real Madridin ndaj Real Betisit.
Trajneri italian, Carlo Ancelotti e konfirmoi përmes konferencës për media se Fede është i lënduar dhe do të mungoj në ndeshjen e ardhshme në La Liga, shkruan Indeksonline
Valverde është i lënduar, por që do të kthehet ndaj Atletico Madridit javën e ardhshme.
Nesër skuadra e Realit është mysafire e Betisit, ndeshje kjo që nis nga ora 18:30./Indeksonline/