Mungoi gjatë, Altin Gjokaj rikthehet në stërvitje te Prishtina

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar publikun se portieri, Altin Gjokaj është rikthyer në stërvitje.
Portieri i Kosovës U21 kishte lënduar miniskusin, ku mbeti jashtë fushave për një kohë të gjatë, shkruan Indeksonline
Në njoftimin e skuadrës nga kryeqyteti thuhet se Gjokaj tashmë është rikthyer në stërvitje të plotë me skuadrën.
“Pas lëndimit të miniskusit, operimit nga dr. Qerim Kida dhe rikuperimit të suksesshëm, portieri ynë është rikthyer duke iu bashkuar skuadrës në seancat stërvitore”, shkruhet në njoftimin e skuadrës