75 Mall Live Search
11:02 / E Enjte, 05 Mars 2026 / G T

Mungoi në tri ndeshje radhazi, Arbër Hoxha në dyshim për takimin ndaj Polonisë?

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, është duke munguar në tri ndeshjet e fundit te skuadra e Dinamo Zagrebit.

Hoxha ka dhimbje shpine dhe tashmë janë bërë tri ndeshje që s’ka luajtur me fanellën e klubit kroat, shkruan Indeksonline

Duke parë këtë situatë, Arbër Hoxha ka shumë gjasa të humbasë edhe grumbullimin me Shqipërinë për ndeshjen ndaj Polonisë në play-offin e Kupës së Botës 2026.

Sulmuesi “kuqezi” është duke punuar fortë që të rikthehet në fushë, por deri tani nuk ka informacione se a do të jetë i gatshëm 100 për qind në fund të këtij muaji./Indeksonline/