75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / G T

Mungoi te Kosova, por i gatshëm te Besiktasi / Milot Rashica rikthehet në stërvitje

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, është rikthyer në stërvitje te skuadra e Besiktastit dhe është i gatshëm për ndeshjen e ardhshme në Superligën e Turqisë.

Rashica mungoi në dy ndeshjet e nëntorit te “dardanët” shkaku i një lëndimi muskolar, shkruan Indeksonline

Megjithatë, ish-lojtari i Vushtrrisë e shumë skuadrave europiane është rikthyer në stërvitje dhe tashmë është i gatshëm për ndeshjen e vikendit ndaj Goztepe.

28-vjeçari gjatë këtij sezoni me “shqiponjën” ka zhvilluar tetë ndeshje në Superligë, ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asiste./Indeksonline/