Mungojnë deputetët e pozitës, dështon mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

Në mungesë të deputetëve nga pozita ka dështuar mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane, gjatë të cilës ishte paraparë shqyrtimi i Projektligjit për plotësim ndryshim për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar, me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Ndonëse mbledhja ishte paraparë të nisë në orën 10:30 me kërkesën e deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje ajo ishte shtyrë për në orën 11:00, por edhe në këtë kohë të caktuar deputetet e pozitës nuk erdhën në mbledhje.
Më pas kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, u shpreh se kjo mbledhje mund të vazhdojë gjatë ditës pasi nuk ka kuorum për të vazhduar mbledhje pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ishin në mbledhje dhe se për pak pritet të nisë seanca.
Ajo njoftoi se kjo mbledhje e cila ishte planifikuar të nis në 10:30, më kërkesë të deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje u shtye për në 11:00.