10:49 / E Mërkurë, 21 Qershor 2023 / mp

Mungojnë deputetët, Komisioni për Buxhet e shtynë mbledhjen

Në mungesë të kuorumit është shtyre mbledhja e Komisioni parlamentar për buxhet dhe financa e paraparë të, mbahet në ora 10:00.

Në  njoftimin e Kuvendit, sot është paraparë të raportoj ministri i financave Hekuran Murati, rreth Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin nr.KO190/19.

Aktgjykimin  e Gjykatës Kushtetuese , të parashtruar nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, në të cilën u kërkua që të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së nenit 8, paragrafit 2, të Ligjit nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti lidhur me nenin 5 dhe 6 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) nr. 09/2015 për Kategorizimin e Shfrytëzuesve të Pensionit Kontribut pagues sipas Strukturës Kualifikuese dhe Kohëzgjatjes së Pagesës së Kontributeve.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja fillimisht kërkoi që shqyrtimi i propozimeve të Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të shtyhet pas datës 23 qershor, ngase mungon mendimi i Qeverisë për këtë çështje.

Ai me tej në konsultim edhe me deputetët vendosën që mbledhja të shtyhet e të mbahet të mërkurën gjatë ditës. /Indeksonline/