75 Mall Live Search
09:34 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Mungojnë deputetët, shtyhet seanca e jashtëzakonshme për 15 minuta

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka dhënë pauzë 15 minutëshe, pasi në sallën e Kuvendit nuk janë të pranishëm deputetët.

Kjo seancë e jashtëzakonshme ishte e paralajmëruar për orën 9:00.

Kujtojmë që kjo seancë është thirrur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për shqyrtimin e dytë të projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, si dhe shqyrtimi i platformës për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.