75 Mall Live Search
09:39 / E Premte, 04 Tetor 2024 / G T

“Mungojnë lojtarët vendës”, Premton Muja para derbit Drita-Gjilani: S’ka favorit në ndeshje të tilla!

Ish-futbollisti i njohur, Premeton Muja gjatë një interviste për Indeksonline ka folur për derbin e parë të sezonit të ri, 2024/25 në Superligën e Kosovës mes Dritës dhe Gjilanit.

Mungesa e stadiumit dhe shumë vështirësi të tjera, po e zbehin derbin më të zjarrtë në Kosovë.

Muja, i cili kishte luajtur për Gjilanin, tha se derbi po zbehet dhe arsyeja është mos prezenca e lojtarëve që vijnë nga Anamorava.

“Përparësi në derbi asnjëherë nuk ka, sidomos kur luan Gjilani dhe Drita. Këtë po e them nga përvoja ime si lojtar dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes brenda fushës”, u shpreh fillimisht ish-lojtari

Prania e vogël e tifozëve, kjo për shkak të stadiumit:

“Mungesa e tifozëve mbetët gjithmonë një peng i madh. Sigurisht që edhe për lojtarët është ndryshe kur luan para 8 mijë apo 10 mijë tifozëve, ndryshe është tani me 1500 shikues – emocionet rriten për çdo lojtarë në raste të tillë”.

Zbehja e derbit, Muja thotë se duhet të ketë më shumë lojtarë vendër:

“Për zbehjen e derbit, normal mendoj se duhet të ketë më shumë lojtarë vendor që të mbajnë barren kryesore. Në të kaluarën kemi pasur më shumë lojtarë vendor në derbi”.

May be an image of 5 people, people playing soccer, people playing football, crowd and text

Një moment interesant nga derbit e të kaluarës nga Muja:

“Momenti më interesant për mua që e kujtoj është ai i vitit 2008, ku e vendosa derbin me rezultatin 2:0. Atë kohë stadiumi ka qenë i stërmbushur me tifozë”.

Pritshmëritë për dy skuadrat nga Gjilani:

“Gjilani mendoj që duhet dalë-ngadal të jetë më lartë në tabelë sepse ka fonde të mira dhe të kërkoj Europën. Kurse Drita mund të jetë kandidati kryesor për titullin kampion. Kanë shumë lojtarë me përvojë në dispozicion”.

Kujtojmë që ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit zhvillohet të dielen në fushën me bari sintetik.

“Intelektualët” në pesë ndeshje të zhvilluara deri tani në Superligë kanë grumbulluar 12 pikë, kurse “Skifterat” në shtatë ndeshje, kanë grumbulluar tetë pikë./Indeksonline/

May be an image of 6 people, people playing football, people playing soccer and text