75 Mall Live Search
10:48 / E Enjte, 14 Prill 2022 / k.v

Mungojnë votat për të kaluar ligje/ Konjufca- mazhorancës: Mos bëni hajgare

Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i bëjë 61 deputetë për të kaluar një sërë ligjesh me të cilën kërkohet shumica e thjeshtë.

Ndonëse ishin të pranishëm edhe deputetë të opozitës, këta të fundit nuk i votuan Projektligjet të cilat ishin në rend dite.

Ka qenë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca që u detyrua disa herë t’i qesë në votim këto projektligje, pasi nuk merrnin votat e mjaftueshme. Ai madje në një moment iu drejtua mazhorancës që të mos bëjë hajgare.

“Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale, ai për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore, Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim”, kanë qenë disa nga Projektligjet e prezantuara në këtë seancë./IndeksOnline/