Mungon Jashari, Zvicra publikon listën e futbollistëve për ndeshjen me Kosovën
Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Kosovës dhe Suedisë, të vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Trajneri Murat Yakin ka ftuar tre lojtarë shqiptarë: Andi Zeqiri, Ardian Bajrami dhe Granit Xhaka, shkruan Indeksonline
Mungon Ardon Jashari edhe pse është rikthyer në stërvitje te skuadra e AC Milanit.
Kujtojmë se “helvetikët” fillimisht luajnë ndaj Suedisë, më 15 nëntor dhe më 18 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”./Indeksonline/


