23:30 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / AR

Mungon kimia! Në ‘Për’puthen’, diçka s’do përputhet kurrë

Nëse keni ndjekur Për’puthen dhe veçanërisht puntatën e sotme, do të shihni se “kimia” mes opinionistëve mungon.

Sigurisht, ata janë aty për të dhënë mendime të cilat nuk kanë pse të jenë të njëjta, por është qasja e përdorur në mënyrën si kundërshtojnë njëri-tjetrin, që na bën të mendojmë se dyshja s’e ka hiç qejf njëri-tjetrin.

Nga komentet, edhe njerëzit ndajnë të njëjtin mendim.

“Konkurrentët mund të përputhen, por Neda dhe Arjani s’kanë për t’u përputhur kurrë! As Neda, as Arjani, s’e meritojnë të përfshihen në debate kaq të ulëta”, shkruan dikush.

Të tjerë shkruajnë:

“Neda trajtohet si e paftuar në këtë program”, “Arjani e ka problem që nuk është i vetmi opinionist”, “Arjani nuk e ka respektuar asnjëherë Nedën”, “Neda nuk ka qenë kurrë e preferuara ime, por Arjani e ka tepruar shumë. Ai nuk është aty për t’iu kundërvënë Nedës”, “Mendoj që Nedën po e trajtojnë me mungesë respekti, si konkurrentët, ashtu edhe Arjani. Edhe nëse nuk je dakord me një mendim, të paktën respektoje” etj.