75 Mall Live Search
10:53 / E Enjte, 24 Prill 2025 / MSH

Mungon kuorumi, dështon mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit komunal të Prishtinës

Kuvendi komunal i Prishtinës ftoi mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar vetëm një pikë: propozimvendimi për të lënë në shqyrtim publik projektdokumentin e Planit Zhvillimor Komunal, shkruan IndeksOnline.

Por, kjo mbledhje dështoi, për shkak të mospranisë së asamblistëve të LVV-së dhe PDK-së.

“Mbledhja është e ditur përse është thirrur. Për të marrë një vendim për diskutim publik për Planin zhvillimor komunal për vitin 2025-2033. Nuk ka të bëjë me miratimin e planit por vetëm me diskutim publik.

Kanë të drejtë të gjithë qytetarët, bizneset dhe të tjerët që janë të interesuar, të japin mendimet e tyre në lidhje me planin e zhvillimit komunal. Sipas shërbimit të kuvendit, nuk kemi kuorum për me mbajt mbledhjen, në mungesë të të gjithë asamblistëve të LVV-së dhe PDK-së. Andaj nuk mund të procedojmë më tutje”, tha kryesuesi i Kuvendit komunal.