17:17 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Mungon trotuari e gropat janë si mos më keq, kjo është një prej rrugëve të Prishtinës!

Pavarësisht asfaltimit që po u bëhet, rrugë të shumta në Kosovë janë si mos më keq.

Kësisoj në gjendje aspak të mirë është edhe rruga ‘Nekibe Kelmendi’ në Prishtinë.

Kjo rrugë është jashtëzakonisht e ngarkuar çdo ditë, me automjete të llojeve të ndryshme, por edhe me kalimtarë të shumtë.

Përpos asfaltit që ka qarje të shumta, në këtë rrugë mungojnë edhe sinjalistika dhe trotuari për këmbësorët, raporton Indeksonline.

Qytetarë të kësaj pjese të Prishtinës kanë dërguar edhe disa fotografi në Indeksonline ku janë shprehur të shqetësuar se në çfarë gjendje është lënë kjo rrugë, që mban emrin e të respektuarës, Nekibe Kelmendi.

Kjo rrugë është e rrezikshme për kalimtarët ku  u mungon trotuari, e gropat janë të thellësisë deri mbi 50 cm, e vijat që janë shkaktuar nga veturat ende pa u terur ngjyra janë shumë të pahijshme.

Ndryshe kjo rrugë është mjaft e frekuentuar pasi lidh qytetin me Pallatin e Drejtësisë. E sipas qytetarëve kjo rrugë është një prej investimeve më të kota që ka pasur ndonjëherë në kryeqytet./Indeksonline/