Mungon vetëm firma, Tare drejtor i Milanit

Igli Tare është pranë marrëveshjes me Milanin. Lajmet e fundit që vijnë nga Italia bëjnë të ditur se ka pasur bisedime të sukseshme mes Milanit dhe Tares.
Ka mbetur një takim i fundit për të zyrtarizuar lajmin e shumëpritur. Tare shquhej për punë të sukseshme sa ishte drejtor i Lazios.
Te Milani pritet të ketë shumë ndryshime në skuadër gjatë verës. Një nga detyrat primare do të jetë mbajtja e yjeve si Reijnders, Leao, Maignan e Theo Hernandez./Indeksonline/