75 Mall Live Search
22:28 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / Burim

Mungon vetëm zyrtarizmi, ky është klubi i ri i Donnarummas

“Football Italia” zbulon se Manchester City po i afrohet transferimit të portierit italian, Gianluigi Donnarumma, duke i ofruar Paris Saint-Germain një propozim rreth 30 milionë eurosh.

Negociatat po vazhdojnë pa ndërprerje mes dy klubeve, të cilët besojnë se mund të arrijnë një marrëveshje brenda disa ditëve të ardhshme.

Siç ishte raportuar më parë, portieri ka rënë dakord për termat personale me gjigantët e Premier League dhe ka dhënë miratimin për këtë fazë të re të karrierës së tij.

Tani Manchester City po përpiqet të arrijë një shifër që të kënaqë PSG-në, e cila e nxori Donnarumman këtë verë për të shmangur humbjen e tij si agjent i lirë në fund të sezonit.

Çmimi fillestar ishte rreth 45-50 milionë euro, por Paris Saint-Germain e kupton se kjo nuk është një situatë transferimi e zakonshme, duke pasur parasysh se kontrata e portierit po shkon drejt fundit.

Oferta tani afrohet rreth 30 milionë eurosh, shifër kjo që duhet të mjaftojë për të arritur një marrëveshje.

26-vjeçari ka qenë gjithmonë i vlerësuar nga Pep Guardiola, dhe kjo duket të jetë mundësia e duhur për t’u bashkuar dhe punuar së bashku.

Donnarumma iu bashkua Paris Saint-Germain si agjent i lirë në vitin 2021, pasi lejoi që kontrata e tij me Milanin të përfundonte.