Mungon vetëm zyrtarizmi, Mancini po transferohet te ekipi i njohur nga Katari
Ish-trajneri i ekipit kombëtar të Italisë, Roberto Mancini, është në prag të emrimit trajner i ekipit Al Sadd nga Katari.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka njoftuar se Mancini e ka informuar Al Saddin për vendimin e tij për të pranuar propozimin e tyre, raporton IndeksOnline.
Kontrata do të përfshijë një klauzolë largimi për verën e vitit 2026 si kusht kyç i negociuar sot.
Mancini pritet të nënshkruajë sapo të miratohen dokumentet nga Al Sadd. /IndeksOnline/

