Munih/ Maqedonci:Partneriteti strategjik rrit standardet e sigurisë e gatishmërisë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munih ka takuar Dennis Kinzelmann, Drejtorin e Përgjithshëm, dhe z. Daniel Zittel, Drejtorin e Shitjeve në sektorin e mbrojtjes në kompaninë Mercedes-Benz.
“Në kuadër të Forumit të Sigurisë së Mynihut, takuam z. Dennis Kinzelmann, Drejtorin e Përgjithshëm, dhe z. Daniel Zittel, Drejtorin e Shitjeve në sektorin e mbrojtjes në kompaninë Mercedes-Benz. Bashkëpunimi me kompaninë Mercedes-Benz tashmë është konkretizuar përmes një kontrate trevjeçare për furnizimin me kamionë taktikë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona operacionale dhe modernizimin e flotës ushtarake”, ka shkruar ai në Facebook.

