Munishi ankohet për referimin pas humbjes nga Drenica

Prishtina ka pësuar humbje nga Drenica me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhiros së tetë të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, shkruan IndeksOnline.
Munishi ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve por jo edhe me referimin.
“Ça me thanë, le të jetë në ndërgjegjen e gjyqtarit. Sa i përket ndeshjes, fusha ka qenë më e rënduar. Në momentin kur ne pritej të shënonim për 2-0, pranuam golin e barazimit. Lojtarët u munduan, u angazhuan, duhet të jemi më syqel, pasi po na bie i gjithë mundi posht – ndeshja ishte e dominuar nga ne – por ky është futbolli mund të humbësh edhe në kësi duele”, tha Ismet Munishi për ‘Sport1’./IndeksOnline/