75 Mall Live Search
23:41 / E Diele, 04 Prill 2021 / C E

Munishi: Atij zviceranit duhet t’i dhemb kryet që vjen e bën filma

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka “shpërthyer” ndaj trajnerit Challandes.

Munishi thotë se janë shkelur të drejtat drastike të futbollistëve dhe tashmë po bëhen filma nga zvicerani.

“I kom kritiku legjendat, për këta të sotit nuk ni hiç. Janë shkelur të drejtat drastike të futbollistëve, a din në çfare gjendje duhet me qenë Leart Paqarada me shkru atë deklaratë, e çfarë gjendje është Mirlind Dakut?”.

“Deklarata e Dakut ka qenë shumë profesionale, por me të thënë të drejtën – një futbollist m’i shënu 26 gola dhe mos me u ftu dhe me u ftu aty që disa për sy të ballit nuk mujnë me lujtë në Superligën e Kosovës është tmerr”.

“Atij zviceranit duhet m’i dhimt kryt që vjen na bën filma, edhe atyre që e mbrojnë këtë zviceranin”, tha Ismet Munishi në ATV.